SHPËRNDAJE

Nuk ka popull që të përbaltet kaq keq mes vetes, me lloj lloj monstrash që lehtësisht lëshojnë sharje, fyerje, akuza, paragjykime, denigrime pa limit, duke shkuar edhe më tej, kundër vlerave të kombit dhe shtetit dhe duke marrë përsipër “përgjegjësitë” e deklarimeve me “kompetencë” të epiteteve më denigruese në fjalorin shqiptar.

ÇFARË PO NDODH KËSHTU ME NE?!

Këta njerëz duhet ti izolojmë me heshtjen dhe injorimin ndaj “këshillave” të tyre pa asnjë vlerë. Në të kundërt, kjo mund të shndërrohet në një vetëvrasje morale pa kthim. Akoma nuk po e kuptojmë se kush përfshihet në këtë përbaltje të vlerave kombëtare, këtë ne radhë të parë ia ka bërë vetës së tij, familjes dhe kombit që i përket.

JU ZULLUMQARË DUHET TË HESHTNI PËR TI BËRË NDERIN MINIMAL VETES TUAJ.

Këta janë njerëzit e paaftë, nihiliste dhe kritizere të sëmur, që nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë dhe të ulur në karriget e tyre këmbëthyera, vetëm luftojnë me mullinjtë e erës.

I MIRËKUPTOJMË DHE MËSHIROJMË PËR “VDEKJEN E TYRE MORALE”. AMIN!

Shqipëria dhe Kombi do t’ia dalin, duke respektuar dhe nderuar njerëzit e mirë të mençurisë dhe sakrificës, në rrugen e ndritur të Dritës dhe të Diturisë.

ZULLUMQARË, MJAFTË ME!!

Shkruan:

Sulejman Abazin, ekspert në fushën e politikës dhe sigurisë kombëtare./presheva.com/