SHPËRNDAJE

 

“Gjatë një vizite që i bëra mikut tonë nga Kosova, z.Shefki Kuçit (pronarit të kompanisë së prodhimit të këpucëve “Solid”) nga Theranda bashkë me bashkëpunëtorët e mi, paraqitëm kushtet e volitshme që Komuna e Preshevës është duke i dhënë investitorëve që duan të investojnë në komunën tonë, ku jemi dakorduar që të fillojmë së bashku përgatitjet për finalizimin e investimit të kësaj fabrike tek ne” ka thënë kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, transmeton presheva.com.

fb_img_1480252591814

Kjo vizitë vjen si rezultat i bisedimeve tanimë disa muajshe që po përfundon me modalitete të definuara lidhur me hapat e mëtutjeshme për fillimin e funksionimit të kësaj kompanie edhe në Preshevë.

fb_img_1480252585352

“Ky edhe ishte qëllimi i vizitës sonë në Therandë, që të shohim për së afërmi se si punohet në këtë fabrikë, si janë kushtet e punëtorëve, ku me të njëjtat kushte do të investojë edhe në Preshevë” ka shtuar ai./presheva.com/

fb_img_1480252575586