SHPËRNDAJE

Në natën e parë të festivalit performuan artistët preshevarë të Teatrit të Qytetit të Preshevës me komedinë ” Misteri ” e cila ishte shfaqje nikoqire e hapjes së Festivalit .
Regjia : Afeida Boriçi Mehmeti
Ass.Regjisë : Gjelbrim Emini
Aktorët: Valon Nuhiu
Egzona Salihu
Gani Veseli
Artan Ibishi
Ndriçues : Xhemal Hasani
Zërim : Burim Emini
Skenografia : Nexhat Boriçi

Ndërsa në natën e dytë para publikut tonë ishte Teatri i Kumanovës me komedinë :
” As Andej , as Këndej ” në regji të Kastriot Abdylit.

Aktorët : Ismail Kasumi
Musa Isufi
Taulant Destani
Faton Ibrahimi

Në natët e III të Festivalit “Ditët e Komedis Shqiptare” Presheva 2019 prezantoi edhe tetatri “Adriana Abdullahu” Ferizaj me komedinë Un inspektori nga David Farr, regjia: Erson Zymberi.

Shfaqja eksploron lakminë njerëzore, imoralitetin, korrupsionin dhe zhvatjen e shtetit. Një prej adaptimeve më të veçanta të një vepre, e cila i qëndron besnike origjinalit “Revizori” të Gogolit, e përditësuar dhe e përshtatur me aktualitetet e politikës së shekullit XXI.

Kjo komedi ka sjellë momente e situata komike bashkë me një trajtim imagjinativ regjisorial.

Në shfaqje loznin: Kushtrim Qerimi, Jajush Ramadani, Sherif Bega, Kushtrim Emërllahu, Milot Salihu, Edona Berisha, Dardana Mehmeti, Urata Shabani, Arben Marevci, Dashuri Rexhepi, Valdrin Osmani, Ali Krasniqi, Durim Neziri, Blin Sylejmani dhe Nexhat Xhokli .

Kurse në natën e IV-të të Festivalit ” Ditët e Komedisë Shqiptare ” – Presheva 2019 (Edicioni i XV-të ) , performuan Teatri i Qytetit të Gjilanit , me komedinë : ” Vrapo pas gruas tënde ” , nga Ray Cooney në regji të Ekrem Sopit .

“VRAPO PAS GRUAS TËNDE”
Autor: Ray Cooney, regjia: Ekrem Sopi
Prodhim i Teatrit të Qytetit – Gjilan.

Luajnë: Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi

Skenografia dhe kostumet: Bekim Korça
Muzika: Florim Gagica
Dizajni i dritave: Fatmir Halili

Sinopsisi:

Një taksist londinez menaxhon në mënyrë perfekte dy martesa super sekrete të tij, me dy gra të ndryshme, pa e kuptuar ato për njëra – tjetrën, derisa një akt heroizmi i këtij “bigamisti” kërcënon të nxjerrë në pah fluskat e së vërtetës.

“Vrapo pas gruas tënde” është një super komedi e një nate pranverore bashkë me dhjetëra situata sa qesharake aq edhe të komplikuara.

Vlen të përmendet se nata finale e këtijë frstivali është sot duke filluar nga ora 19.30./presheva.com/