SHPËRNDAJE

Publiku sportdashës preshevarë tani e tutje do të kenë mundësi më të mirë për të përcjellur aktivitetet sportive.

Sekretari i Qendrës sportive në Preshevë, Dashnim Saqipi për portalin preshevacom ka konfirmuar se këto ditë po punohet për rregullimin e rrethojave tek hapësiart ku ulen publiku në stadiumin e qytetit.

Saqipi ka potencuar se pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe sportdashësve të komunës sonë, rrethoja nga ana e publikut është punuar në mënyrë që pamja nga ana e publikut të jet sa më e mirë thotë sekretari Saqipi.

Sipas tijë ende nuk janë finalizuar punët por ky angazhim i pushtetit lokal ka gëzuar sportdashësit vendës dhe drejtuesit e Qendrës sportive në Preshevë./presheva.com/