SHPËRNDAJE

Paul Pogba nuk do të largohet nga bardhezinjtë gjatë merkatos së verës. Në një intervistë për ‘La Stampa’ ai shprehet se do të përmbushë deri në fund kontratën që ka me skuadrën e Juventusit.

“Nuk e mendoj largimin pasi kam një kontratë që do e përmbush. Nuk kam folur me Zidane dhe nuk kam thënë kurrë se më pëlqen të luaj për ndonjë skuadër tjetër që nuk është Juventusi. Tifozët më duan dhe dua të fitoj ende në Itali. Tek Juventusi kam mësuar të jem një profesionist i vërtetë dhe kam mësuar si të menaxhoj trupin tim duke luajtur një ndeshje çdo 3 ditë” u shpreh Pogba.