SHPËRNDAJE

Pogba

Arsenali ka dalë si favorit i ri në garë për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, gjatë afatit kalimtar të verës.
Arsenal është favorit për transferimin e yllit të Juventusit, Paul Pogba.
Gjiganti londinez spekulohet se është i gatshëm të paguajë 70 milionë funte për mesfushorin francez, i cili vlerësohet shumë nga menaxheri Arsene Wenger.
Manchester United dhe Chelsea janë po ashtu të interesuar, por tabloidi britanik “Daily Star”, citon burime nga Franca duke raportuar se Arsenali është favorit për blerjen e Pogbas, gjatë afatit kalimtar të verës.
Pogba po ashtu kërkohet edhe nga Real Madrid e Barcelona në La Ligë, si dhe Paris Saint-Germain në Ligue 1.