SHPËRNDAJE

Policia sllovene dërgoi sot një grup prej 19 policësh në Serbi për të ndihmuar kolegët serbë të kontrollojnë kufirin shtetëror deri më 29 mars, për shkak të rritjes së fluksit të migrantëve, përcjell presheva.com.

Zyrtarët e policisë slloven do të kryejnë detyrat e tyre në kalimin kufitar serbo-maqedonas, në komunën e Preshevës.

Ata do të punojnë në uniforma, do të përdorin automjete dhe pajisje zyrtare, thuhet në deklaratë.

Detyrat, të drejtat dhe detyrimet e punonjësve të policisë sllovene rregullohen me një protokoll të nënshkruar nga ministritë e brendshme të Sllovenisë dhe Serbisë dhe bazuar në një marrëveshje të nënshkruar më 6 dhjetor 2016 në Romë./presheva.com/