SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm serb Nebojsa Stefanoviç dhe Ministri i Brendshëm i Sllovenisë Bostjan Poklukar vizituan anëtarët e policisë serbe dhe sllovene në Pikën e Kalimit Kufitar Preshevë, të cilët së bashku sigurojnë një kontroll më të mirë të migrantëve dhe punojnë për të parandaluar kalimet e parregullta të kufirit, tha Ministria e Brendshme të Serbisë, përcjell presheva.com.

Sipas Stefanoviçit, pothuajse 100 kolegë sllovenë ndihmuan oficerët e policisë serbe në parandalimin e migrimit të parregullt dhe ndjekjen penale të kundërvajtjeve dhe veprave penale në Pikën e Kalimit Kufitar Preshevë – Maqedoni Veriore në kuadër të programit special të BE-së./presheva.com/