SHPËRNDAJE

Të pajisur me aparaturë moderne, kamera dhe tablet kompjuterë, që asnjë kundërvajtje nuk jetë pa u regjistruar, janë këto patrullimet që bëhen në autostradë nga ekipi i specializuar i policëve me vetura civile në autostradë.

“Për shkak të sezonit turistik dhe numrit të shtuar të veturave në trafik, çdo ditë janë të angazhuar të gjitha veturat që përfshinë autostradën e Serbisë” ka thënë shefi i policisë, Ivica Stankoviq, përcjell presheva.com.

Ata paraqiten ku edhe vozitësit presin më së paku.

“Nuk ka ditë që ne nuk kapim vozitës që vozisin mbi 200 km/h. Këtë verë më i shpejti ka qenë një turk, i cili me 17 korrik me veturë BMW nga pjesa e autostradës Suboticë – Novi Sad me veturë me targa gjermane ka vozitë 251 km/h. Këtu kufizimi është 120 km/h, dhe situata më e rëndë ka qenë pasi në veturë ka qenë edhe fëmija i tij i mitur” ka thënë Stankoviq.

Nga fillimi i vitit janë regjistruar 18.718 kundërvajtje. Kamera që posedojnë këto vetura janë të shkëlqyeshme, të forta dhe të përshtatshme për dritë të fortë, po ashtu edhe natën pa dritë.
Për dallim nga radër që janë përdorë më herët, këto masin veturat në të dy kahjet, pa marrë parasysh se ku gjendet vetura e policisë. Gjithashtu mund të mas shpejtësinë nga anash edhe nëse gjendet në largësi prej 15 metra, dhe nëse gjendemi në autostradë me 4 korsi, ai mund të mat shpejtësinë në secilën korsi.

Veturave i ndihmojnë edhe policët me motoçikleta, të cilat gjithashtu nuk kanë asnjë shenjë./presheva.com/