SHPËRNDAJE

E ashtuquajtura ‘Zyra për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë që drejtohet nga Marko Gjuriq thotë se mbrëmë në pikë kalimin kufitar në Jarinje është arrestuar nga policia e Republikës së Kosovës Zoran Djokiç.
Siç shkruan tanjug, Djokiç është arrestuar nga autoritetet kosovare si i dyshuar dhe përgjegjës për krime lufte në Kosovë.

Djokiç ishte mbajtur për dy orë të në pikë kalimin kufitar, dhe më pas një eskorë e armatosur e Policisë e kanë dërguar drejt Pejës.

Bashkë me Djokiç thuhet se ka qenë edhe djali i tij i vogël 12 vjeçar.
Sipas zyrës së Gjuriqit këto veprime të Kosovës vazhdojnë të bëhen pengesë për normalizimin e raporteve.