SHPËRNDAJE

Eurot

Një qytetari nga Maqedonia, i ka ndodhur një ngjarje interesante, për të thënë më mirë një befasi.

Dhe kjo befasi, shqiptarit nga Maqedonia i kishte ardhur nga Policia e Kosovës.

Shahadin Nuhi, ka bërë të ditur se gjatë kalimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, në pikën kufitare në Han të Elezit, i ka rënë një sasi e të hollave, të cilat i kishte gjetur policia kufitare dhe ia ka dorëzuar atij.

Siç ka bërë të ditur Nuhi, bëhej fjalë për një shumë prej 670 eurosh.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes faqes së saj në Facebook.

Dini