SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka arrestuar shefin e së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç, i cili kishte hyrë ilegalisht sot në në Veri të vendit.

Ndërkohë Policia e Kosovës pas arrestimit, po e sjell Gjuriçin të prangosur drejt Prishtinës.

Autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat ishin parkuar tek Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në jug të Mitrovicës, janë nisur në drejtim të veriut të Mitrovicës.

ROSU-ja ka thyer bllokadën e parë dhe nga jugu ka kaluar në veri të Mitrovicës, ku mësohet se është arrestuar Marko Gjuriç.