SHPËRNDAJE

Policia maqedonase arrestoi 30 vjeçarin nga Shkupi, me inicialet I.I , i cili në pagesën në autostradë “Miladinovci” ka vjedhë 73,000 euro, njoftuon sot nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, përcjell presheva.com.

Gjyqtari grabitësit, i dyshuar për vepër penale, i ka caktuar ndalesë për një periudhë prej 30 ditësh.

Një qytetar i Serbisë Z.V. (56) njoftoi javën e kaluar se në autostradën Shkup-Kumanovë, pas pikës së pagesave në autostradë “Milladinovci” është ndaluar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët kishin targa suedeze në veturë ‘Passat’, duke treguar atij se makina e tij ka një problem me gomat .

Z. V. ndaloi makinën dhe deri sa po kërkonte çelësin për ndërrimin e gomave, të dyshuarit për vjedhje shfrytëzuan momentin e pakujdesisë dhe vodhën çantën e tij, në të cilën ishin dokumentet personale dhe 73.000 euro.

Policia njoftoi se hajduti në pompën e benzinës në autostradën kishte vënë re se në veturën e shtetasit të Serbisë në ulësen e veturës ka një çantë me të holla./presheva.com/