SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë kontrolleve policore është kapur një shtetas i Maqedonisë duke trafikuar migrantë kurdë dhe sirianë.

Më 04.02.2018 rreth orës 07:30 afër fshatit Reçicë, shërbimi policorë i Stacionit policorë Bellanoc gjatë kontrollimit të një vozitësi me veturë “BMW” me regjistrim të Shkupit, e drejtuar nga I.B.(36) nga Shkup, u gjetën pesë migrantë: tre kurd A.M.(26), C.K. (35) dhe D.F. (26) dhe dy sirianë A.A.A. (27) dhe M.K.A. (18).

Ata së bashku u morën për në stacionin policor. Nga ana e Gjykatës së Shkupit, presonit me iniciale I.B. i është shqiptuar paraburgim 30 ditorë.