SHPËRNDAJE

Policia serbe kishte kontrolluar Ballist Morinën më 10 tetor, mirëpo ata nuk menduan se ‘lodra’ që ai kishte me vete do ta shkaktonte një incident si ai i 14 tetorit.

Kurir raporton se policët serbë e kishin kontrolluar Ismail Morinën të njohur si Ballistin, mirëpo nuk gjendën diçka të dyshimtë, përveç një ‘lodre’.

Ajo ishte paraqitur si një helikopter për fëmijë. Kësisoj, Ballisti hyri në shtetin fqinj të Kosovës dhe katër ditë më vonë fluturoi flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi Beograd.

Ai kishte udhëtuar nga Kroacia me një automobil të tipit: Peugeot.