SHPËRNDAJE

Policia serbe në vendkalimin kufitarë në Konçul sot ka ushtruar dhunë psiqike ndaj vëllaut të Jonuz Musliut, Nasuf Musliut, duke e mbajtur pa kurrfar preteksti më se një orë në kufi. Ai ishte duke u kthyer nga Gjilani prej manifestimit me rastin e përvjetorit të vëllaut të tij Jonuzit.

Në një deklaratë ekskluzive për presheva.com. Musliu tha se, “më mbajtën në kufi rreth një orë e gjysmë vetëm pse jam vëllau i Jonuzit dhe pa kurfar preteksti tjetër, apo ndoshta menduan se mos është ngjallur i ndjeri”, është shprehur në deklaratën e tij Nasuf Musliu./presheva.com/