SHPËRNDAJE

Policia e Serbisë është duke trafikuar shqiptarët për Hungari. Kjo mund të shihet qartë edhe përmes një video-xhirimi të bërë nga kosovarët që kanë paguar policinë serbe që t’i nxjerr matanë kufirit Serbi-Hungari.
Portali “Infokusi” ka siguruar një video ku shihet qartë se Policia e Serbisë po trafikon shqiptarët nga Subotica në Hungari.

Policët e uniformuar shihen se janë në pjesën e parë të një xhipi, ndërsa në pjesën e prapme janë katër shtetas kosovarë që i kanë paguar policët për t’i nxjerrë matanë kufirit.

Njëri nga protagonistet e kësaj video i ka thënë portalit se, pasi kanë rënë në duart e policisë serbe, ata kanë dashur t’i paguajnë vetëm për të mos i ndalur ose burgosur. Por, policët serbë u kanë thënë se ata mund t’i qesin matanë kufirit, nëse i paguajnë 1500 euro.

Bartja e tyre, siç shihet në video dhe foto, është bërë me veturë zyrtare të policisë.