SHPËRNDAJE

Lideri i Partisë Laburiste të Izraelit, Amir Peretz, është shfaqur në një program televiziv pa mustaqe për herë të parë pas 47 viteve, duke thënë se me heqja e mustaqeve ikonike do t’iu mundësojë izraelitëve ta kenë më të lehtë t’ia lexojnë “gojën” para zgjedhjeve të 17 shtatorit, shkruan Times of Israel.

Gjatë një interviste dhënë në televizionin Channel 12 të titulluar “Amir Peretz siç nuk e keni parë”, lideri i laburistëve ka paralajmëruar se pa mustaqe “do t’ia kthejë shpresën shtetit të Izraelit”.

“Gjatë 47 viteve kamë shkuar kudo me mustaqe. Në vitin 2002 asociacioni i të shurdhërve të Izraelit më kontaktuan dhe aty për herë të parë e kam kuptuar se ata nuk kanë mundur të ma lexojnë gojën dhe të më kuptojnë se çfarë po thosha”, ka deklaruar Peretz.

“Kam vendosur t’i rruaj mustaqet me qëllim që Izraeli të më kuptojë saktësisht çfarë flasë dhe të jenë në gjendje të ma lexojnë gojën”, ka shtuar politikani izraelit.