SHPËRNDAJE

Dikush në Serbi indirekt po e pranon se Rusia mund të ketë gisht në vrasjen e Ivanoviqit. Fjala është për liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak. Ky i fundit i njohur me deklaratat e tij se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Çanak ka thënë se nuk e di nëse rusët e kanë vrarë Oliver Ivanoviqin. Por sipas tij, vrasja e politikanit serb, më së shumti i shkoi përshtati shtetit të Rusisë.

“Nuk kam thënë kurrë që rusët e vranë Ivanoviqin, por po e them përsëri se interesat e Rusisë në këto momente janë shumë të afërta që të sjellin një paqëndrueshmëri me vrasje të tilla politike. Arsyeja është e thjetë: Me një Ballkan të paqëndrueshëm, rusët shfaqen si zjarrfikës. Zjarrfikësit nuk kanë punë pa zjarr”, ka thënë Çanak, transmeton lajmi. “Mendoj se do të kemi më shumë shqetësime në veri të Kosovës, që do të shkojnë krah për krah me administratën e Putinit, sepse kjo do të çojë në forcimin e forcave pro-serbe ekstremiste në Serbi”, thotë lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës.

Ai ka thënë tutje se përplasje të tilla mund të ketë edhe në Serbi pas zgjedhje të muajit mars.

“Shpërthimi i përplasjeve të tilla mund të ndodhë edhe në Beograd pas zgjedhje të marist. Jam i përgatitur që këto informata t’ua dërgoj edhe autoriteteve serbe”, ka thënë tutje ai për Radion Evropa e Lirë në Serbi.

Çanak përsëriti se qendra humanitare ruse në Nish, është një bazë ushtarake e Putinit.

“Qendra në Nish është një nga dëshmitë më serioze të politikës ekspansioniste të Rusisë”, thotë Çanak.