SHPËRNDAJE
Edhe pas 4 muajve që kur ishin publikuar në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit, se kanë arritur 5 pompat për rrjetin e ujësjellësit në Bujanoc, donacion nga Lidhja e Mërgimtarëve të Tërrnocit (LMT) në Zvicërr, edhe sot e kësaj dite akoma nuk iu janë dorëzuar NP Komunalisë, për ku edhe janë të dedikuara.
Pompat ishin paraparë të shfrytëzohen në sistemin qëndrorë të ujësjellësit të Komunës së Bujanocit.
“5 pompa të ujit të cilat do të shfrytëzohen në sistemin qëndrorë të ujësjellësit të Komunës së Bujanocit, e të cilat janë siguruar si donacion nga Lidhja e Mërgimtarëve të Tërnocit, kanë arritur në Bujanoc. Pompat e kualitetit të lartë do të shërbejnë dhe vendosën në qendrën e furnizimit me ujë të pijshëm në dalje të qytetit të Bujanocit. Përfaqësuesit e Komunalisë të cilët edhe janë kompetent për këtë fushëveprim, kanë cilësuar këto pompa si tejet të nevojshme për Ndërmarrjen tonë duke i kualifikuar ato si njëra prej brendeve më të mira të këtyre pompave” kështu është shkruar katër muaj më parë në faqen zyrtare në komunës së Buajnocit, por a janë në të vërtetë të njoftuar mirë përfaqësuesit e komunalisë, kjo mbase nuk tingëllon kështu.
Presheva.com ka kontaktuar përfaqësuesit e NP Komunalisë për tu informuar se kur do të fillojë instalimi i këtyre pompave dhe brenga e qytetarëve për ujë të pijshëm të zgjidhet, por ata pompat I kanë parë vetëm në foto të publikuara në rrejtin social të komunës, ndërsa në kompani pompat nuk kanë arritur akoma. “Po jam në dieni se kanë arritur këto pompa, i kam parë në foto, por asgjë më shum nuk di sepse ato pompa nuk janë në ndërmarrjen komunalia dhe as që ia kam idenë se ku gjenden, këtë më së miri e din përfaqësuesit e pushtetit lokal” ka thënë përfaqësuesi i Komunalisë.
Pavarësisht se drejtuesit e kësja ndërmarrje nuk janë në dieni se ku gjenden pompat, sipas ekspertëve të rrjetit të ujesjëllësit po nga kjo ndërmarrje, të cilët gjithashtu pompat i kanë parë vetëm në foto, i kanë thënë Presheva.com se, pushteti lokal me këtë informatë ka bërë një propagandë politike, ndërsa sa i përket pompave ato nuk mund të përdoren përderi sa nuk bëhet kontrollimi i sistemit ga ekspertët, sepse pompat e tilla nuk mund të përshtaten me sistemin tonë në Bujanoc.
Sipas tyre pompat janë të kualitetit të lartë por që sistemi ynë nuk është për pompa të tilla dhe, vendosja e menjëhershme e këtyre pompave është e pamundur kanë thënë punonjësit e Komunalisë që janë mir të njohur me situatën. Edhe punëtorët e kësaj fushe të komunalisë kanë bërë të ditur se pompat i kanë parë vetëm në foto, por që sipas tyre ato edhe pse kanë arrutur në Buajnoct, akoma nuk kanë arritur në objektet e ndërmarrjes Komunalia, që sipas tyre qytetarët nuk mund të presin se do të ketë një përmirësim në këtë drejtim sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm./presheva.com/