SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik.

Pompeo këto komente i bëri pas një takimi në Nju Jork me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Një takim dreke produktiv me presidentin Vuçiq, rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe anëtarësimit të Serbisë në BE. Normalizimi i raporteve me Kosovën, do të forcojë stabilitetin e Serbisë, të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik”, ka shkruar pas takimit sekretari Pompeo në Twitter.