SHPËRNDAJE

 

Vëllezër të nderuar,

Së pari qëllimi i agjërimit tonë si edhe i gjithë adhurimeve të tjera të jetë vetëm për Allahun e Lartësuar dhe sipas shembullit të Profetit, salaAllahu alejhi we selem. Jo vetëm largim nga ngrënia dhe pirja, por nga çdo gjë që e zhvlerëson agjërimin.
Ta shfrytëzojmë këtë muaj të bekuar në maksimum, me lexim të Kur’anit, dhikër, vizita të familjarëve, dhënie të iftarëve etj. Të mos na ikin namazet me xhematë e as namazi i teravive, të mos e kalojmë kohën gjate ditës dhe pas teravive me gjëra që s’kemi dobi edhe nëse në esencë janë hallall.
Të jetë një muaj i ndryshimit për të mirë, e sidomos rregullimi i raporteve dhe bamirësia ndaj prindërve tanë.

Eduakatën prej agjëruesi ta kemi edhe pas muajit të agjërimit.

E lusim Allahun e Lartësuar të na lehtësojë agjërimin, të na pranojë adhurimet, të dëlirësojë shpirtërat tanë dhe emrat tanë t’i regjistrojë në regjistrin e banorëve të Xhenetit.

Hoxhë Valdet Kamberi