SHPËRNDAJE

Një mama telefonoi policinë pasi kompania e shpërndarjes nuk arriti të sillte picat – duke thënë se i lanë fëmijët e saj “të vdisnin” nga uria.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mamaja e tre fëmijëve Clair, nga Plymouth, bëri një porosi në vlerë prej 37 funtesh për fëmijët e saj – duke pretenduar se kishte mbetur me vetëm 7 funte të tjera në llogarinë e saj.
Por pas një ore të porosisë së saj në degën e Plymouth, ajo mori një telefonatë ku i ishte thënë se furra e picave ishte prishur dhe se ushqimi nuk do të mund të arrinte.
Ata gjithashtu konfirmuan se paratë do të ktheheshin, por mund të merrnin një ditë për t’u kthyer në llogarinë e saj.
Clair e nervozuar, e cila ka fëmijë të moshës pesë, 13 dhe 15 vjeç, tha se paratë mund të zgjasin deri në pesë ditë për të hyrë në llogarinë e saj bankare – duke e lënë të “paaftë” për të ushqyer fëmijët e saj për pjesën tjetër të javës.
Ajo tha: “I telefonova policisë për të pyetur nëse mund të ndihmonin, gati po qaja. Ata thanë se nuk kishte asgjë që mund të bënin”.