SHPËRNDAJE

Porsche911-1

Një dokument i zbuluar ka shpalosur specifikat e modelit të ri Porsche 911 GT3 RS, pak para debutimit zyrtar në Geneva Motor Show, që nis në muajin mars.
Dokumenti ka treguar se Porsche 911 GT3 RS i ri do të ketë motor 4.0 litër me gjashtë cilindra. Më parë spekulohej se kjo veturë do të ketë motor krejtësisht të mirë dhe jo ripërpunim të motorit të tanishëm 3.8 litërsh, të cilin e posedon gjenerata aktuale e 911-shit.

Porsche911-2

Modeli i ri i Porsches do të ketë 500 kuajfuqi. Ai vjen me transmision prej shtatë shpejtësish dhe me rrotë me madhësi 20 inç. GT3 RS do të jetë 36 milimetra më i gjerë se modeli i kaluar.

Sipas dokumentit, modeli i ri do të jetë më i lehtë, dhe nuk do të ketë ndryshime të mëdha në dizajn.