SHPËRNDAJE

Për hirë të 20 vjetorit të vdekjes së legjendarit Adem Jashari, Besart Gashi krijoi një mozaik prej 200 mijë gëzhoja plumbash ku zbulohej portreti i Adem Jasharit.
Mirëpo këtij mozaikut të mrekullueshëm të ndërthurur me gëzhoja plumbash i është ndryshuar pamja.
Gëzhojat me të cilat ishte punuar ky mozaik janë vjedhur nga dikush.

Gashi ka thënë se do të shkojë sërish dhe do të kthejë veprën në gjendjen e mëparshme. Madje autori pretendon që me këtë vepër të hyjë edhe në librin Guines.

Për këtë akt ka komentuar edhe reperi Gold Ag në facebookun e tij duke u shprehur se:

” BAC .. në kohën e luftës sti kan pru plumbat e tash në liri po ti vjedhin !!!” [FOTO]