SHPËRNDAJE

Woman-02

II

Allahu thotë: ”Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin) thuaj: Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç
u ka lejuar Allahu.” (1)

Nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij ka thënë: “I dërguari i Allahut ka thënë: Kush shkon tek falltori dhe i beson në atë që thotë apo kush kryen marrëdhënie intime me gruan e tij gjatë menstruacioneve apo kush kryen marrëdhënie me gruan e tij në
anus, ai është plotësisht i distancuar dhe larg nga ajo që i ka zbritur Muhamedit alejhi selam.” (2)

Nga Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ka thënë: ”Kur ndonjëra prej nesh ishte me cikël dhe i dërguari i Allahut dëshironte t’i afrohej asaj, e urdhëronte të mbështjellë pjesën e poshtme e pastaj i afrohej.” (3)

Nga Umu Seleme, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: ”Ndërsa isha në shtrat me pejgamberin të mbuluar me një çarçaf, më erdhën të përmuajshmet, u terhoqa dhe vesha rrobat për zakonet. Ai me tha: A te erdhi nifasi (zakonet)? I thashë: po. Dhe ai më tha të
afrohem. Kështu unë u shtriva me atë dhe u mbuluam me një çarçaf.” (4)

Komenti: Menstruacionet kanë dispozita që ndërlidhen me burrat, si: kënaqja me gruan pa patur marrëdhënie seksuale, te fjeturit me të, etj, myslimani duhet t’i mësojë ashtu që mos të bie në të ndaluarën apo t’ia vështirësojë vetes së tij dhe të largohet nga
ajo që është e lejuar për të.

Dobitë: 1. Ndalimi i marrëdhënieve seksuale me gruan duke qenë ajo me cikël dhe se kjo është prej mëkateve të mëdha. 2. Lejimi i afrimit tek ajo pa patur kontakt seksual nëse ajo mbulohet nga mesi e poshtë. 3. Lejohet të ndenjurit me gruan e cila është me menstruacione,
ngrënia dhe gjumi me atë. 4. Qortimi i rreptë për atë që kryen marrëdhënie seksuale me gruan në anus.

Fusnota:

1) Bekare 222 2) Ahmed , Ebu Davud, shejh Albani ka thënë: Zinxhiri i këtij hadithi është i saktë (“el-Mishka” 2\1294). 3) Buhariu 1\403 (302). 4) Buhariu 1\402 (298).
Perktheu : Hoxhe Valdet Kamberi