SHPËRNDAJE

Prej sunnetit është që kalorësi të përshëndetë këmbësorin dhë këmbësori atë që është ulur, dhe pakica e përshëndetë shumicën, dhe i riu e përshëndetë të moshuarin. ( 8 ).

Për këtë ka hadithe të sakta, prej tyre janë:
Nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem ka thënë: “Kalorësi përshëndetë këmbësorin, këmbësori atë që është ulur, grupi i vogël e përshëndetë grupin e madh”.
(tramseton Buhari, 6232, Muslimi 2160)
Në një transmetim, i riu e përshëndetë të moshuarin, këmbësori atë që është ulur, dhe pakica-shumicën.
(Buhariu 6231)
Dijetarët i kanë përmendur disa urtësi për ata të cilët fillojnë me selam, si psh: përshendëtja e të voglit ndaj të madhit nënkupton respektin dhe bamirësinë ndaj tij, ndërsa përshëndetja e kalorësit ndaj atij që është duke ecur në mënyrë që salami ta bëjë atë të devotshëm dhe jo mendjemadh, e ai i cili është duke ecur i jep selam atij që është ulur, dhe kjo është e ngjajshme me atë i cili hyn në shtëpi, kurse pakica u jep selam shumicës, përshkak se shumica ka të drejtë më shumë.
Pyetje: Nëse takohen dy udhëtarë (këmbësorë) apo dy kalorësa. Cili prej tyre fillon me selam?
Preferohet që më i vogli prej tyre të filloj me selam, e nëse janë të barabartë në moshë dhe të barabartë ne çdo pikëpamje, atëherë më i miri prej atyre të dyve është ai i cili fillon me selam.
Ka thënë i Dërguari, paqja dhe bekimi i All-llahu qoftë mbi të:
“Dhe më i miri prej atyre të dyve është ai i cili fillon me selam”.
(Transmeton Buhariu, 6077)
Transmeton Xhabiri, radijall-llahu anhu, se Profeti, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë:
“Nëse takohen dy këmbësorë, cili prej tyre të fillojë me selam është më i miri”.
(Transmeton Buhariu, në librin e tij “Edebul-Mufred 994). Shiko “Es-silsiletus-sahiha 1146” të Shejh Albanit.)
Pyetje: Nëse dy persona janë udhëtarë është dhe pastaj i ndanë ndonjë pemë ose ndonjë mur apo diçka e ngjajshme, a është detyrë për ta që kur të takohen t’i japin selam njëri-tjetrit?
Argument për të është hadithi i Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush e takon vëllain e tij, le ta përshëndetë me selam, nëse ata i ndanë ndonjë pemë, mur, apo gurë dhe përsëri takohen, le ta përshëndesë atë”.
(Transmeton Ebu Davudi hadithi nr 5200. Shejh Albani për këtë hadith ka thënë është sahih mevkufen dhe merfuan)

vazhdon…

Kitabul-Adab.
Autor:FuadAbdulazizShelhub
Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi