SHPËRNDAJE

Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, kur përshëndeste me selam, e ngriste zërin, e poashtu kur e kthente atë (selamin). Nuk arrihet shpërblimi i selamit nëse bëhet pa zë, përveç se në disa raste të veçanta.
Transmetohet nga Thabit ibn Ubejd radijall-llahu anhu, se ka thënë: “Kam ardhur në një tubim, e në të ishtë Abdullah ibn Umeri radijall-llahu anhu dhe tha: Nëse përshëndetë me Selam, bëje me zë që të dëgjohet, sepse me të vërtetë ajo është përshëndetje e begatshme dhe me vlerë.”
(El-Edebulmufred 1005, Shejh Albani ka thënë: është “Sahihul Isnad”).
Ibnul Kajjimi ka përmendur se prej sunnetit të Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ueselem ka qenë që kur e ka kthyer selamin e ka bërë në mënyrë që përshëndetësi ta dëgjojë atë.
(Zadul-Mead 2/419)
Ibn Haxheri ka thënë: “Argumentohet me urdhërin e dhënies së selamit, se nuk mjafton që salami të bëhet fshehurazi, por është kusht që të bëhet haptazi, më e pakta është që të dëgjohet ne fillimin e selamit dhe në kthimin e tij, dhe nuk mjafton të bërit shenjë me dorë apo diçka të ngjajshme.”
(Fet’hul Bari 11/21)
Imam Neveviu ka thënë: Më e pakta gjë e selamit që e bën përshëndetësin t’a kryejë sunnetin e selamit është që ta ngrisë zërin e tij në mënyrë që ta dëgjojë i përshëndeturi, e nëse nuk e ngrenë zërin që ai (i përshëndeturi) ta dëgjojë selamin nuk është detyrë për të kthimi i tij (selamit).
Më e pakta që me të cilën bjen detyrshmëria e kthimit të selamit është që t’a ngrej zërin e tij në mënyrë që ta dëgjojë përshëndetësi, e nëse nuk e dëgjon përshëndetësi kthimin e selamit nga i përshëndeturi, nuk bien nga ky i fundit detyra e kthimit të selamit.
(El-Edhkar 354, 355)

I kam përmendur të gjitha këto mendime të dijetarëve për shkak se shumë njerëz e anashkalojnë kthimin e selamit, dhe që t’iu bëhet e qartë kjo çështje në mënyrë që të bie nga ata mëkati.
(fjalët e autorit të librit)

vazhdon…

Kitabul-Adab.
Autor: Fuad Abdulaziz Shelhub
Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi