SHPËRNDAJE

Këtu fjala është për muslimanët dhe jo për të tjerët, në mënyrë që të mos hyjnë në të jobesimtarët, sepse ata nuk janë që e meritojnë të lutemi për ta.
Nga Abdullah ibn Omeri radijall-llahu anhu, trasmetohet se një njeri e ka pyetur Pejgamberin, sal-Allahu-alejhi-ueselem, cili është Islami më i mire?:
“T’i japësh, t’i ushqesh dhe t’i japësh selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh”.
(Buhariu, 12. Muslimi, 39)
Ky hadith na nxitë për dhënien e selamit dhe shpërndarjen e tij mes njerëzve, përshkak se në të ka të mira të shumta e prej tyre të rëndësishme janë: bashkimi mes muslimanëve dhe qetësimi i zemrave të tyre, në mes tyre.
Përshëndetja e veçantë dmth t’i japësh selam vetëm atij njeriu që e njeh nuk është e lavdëruar, përkundrazi dhënia e selamit vetëm atij apo atyre që i njeh është prej shenjave të Kijametit.
Nga ibn Mesudi radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, me të vërtetë prej shenjave të Kijametit është kur përshëndetja bëhet vetëm për të njohurit.
Në një transmetim tjetër: “Të përshëndetë njeriu-njeriun dhe nuk e përshëndetë atë vetëm sepse njihen”.
(Shejh Albani e ka përmendur këtë hadith në “Es-silsiletus-sahihah, 638: hadithi gjindet tek imam Ahmeti 1/387).
Në një transmetim tjetër: “Me të vërtetë prej shenjave para kijametit është t’i japësh selam vetëm atij që e njeh.”

vazhdon…

Kitabul-Adab.
Autor: Fuad Abdulaziz Shelhub
Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi