SHPËRNDAJE

Bazuar në të dhënat e Institutit Republikan për Statistika, paga mesatare neto pa taksat dhe kontributet e paguara në tre muajt e parë të vitit 2018 në rrethin e Pçinjës arriti në 40.979 dinarë, e cila në krahasim me të njëjtën periudhë ka një rritje prej 8.4 për qind përcjell presheva.com.

Ineteresante se të ardhurat më të larta në rrethin e Pçinjës gjatë kësaj periudhe e të punësuarve ishte në komunën e Targovishtës, të cilët për dekada të tëra kanë qenë në pjesën e fundit të listës – 42.265 dinarë.

Këto të dhëna janë rezultat i një rritje të pagave të punonjësve, por edhe një mënyrë e re e llogaritjes së fitimeve mesatare, të cilat prej 1 janar 2018, Zyra e Statistikave të Republikës përdor standardet evropiane.

Pason Vranja me 42,312, që është një rritje prej 9,5 për qind. Në vendin e tretë ishte Surdulica ku mesatarja ishte 41.317 dhe komuna Vladicin Han me 40.509. Në Bosilegrad, mesatarisht, punonjësit morën 39,182, Bujanoca 38,401, dhe Presheva 38,287.

Punëtorët në Vranjska Banjë janë paguar më së paku, të cilët mesatarisht morën 33.845 në muaj. Në këtë komunë nuk u regjistrua rritje e pagave në tre muajt e fundit.

Në komunat e tjera, rritjet shkonin nga 4.3 në 9.5 për qind./presheva.com/