SHPËRNDAJE

Anëtarët e këshillit komunal në Preshevë kanë aprovuar analizën e sistemit të trafikut dhe propozimin për zgjidhjen ideore që bën përmirësimin e sistemit të trafikut në zonën urbane të qytetit të Preshevës.

Administrata komunale pati angazhuar ekspert për të bërë paraqitjen e projektit ideorë që regullon komunikacion në vendin tonë, lajmin e ka konfirmuar për portalin preshevacom, kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Në kuadër të këtijë plani janë paraparë vendet për vendosjen e rrethrrotullimeve, sinjalizimeve horizontale dhe vertikale dhe planifikimi parkingjeve.

 

Me realizimin e këtijë projekti vendi jonë do të ketë trafik të rregullt dhe do të gjasojmë me qytetet e tjera ka thënë në deklaratën për media kryetari Shqiprim Arifi./presheva.com/