SHPËRNDAJE

PreshevaFest2015

Presheva Film Fest informon të gjithë dashamirët e artit filmik se tanimë ka finalizuar programin për edicionin e parë. Me këtë rast shpreh mirënjohjen e thellë dhe falëmnderon të gjithë regjisorët shqiptarë që treguan vullnet dhe dëshirë për të ndihmuar edicionin e parë përmes filmave të tyre. Edicioni i parë do të hapet me filmin “Heroi” të regjisorit Luan Kryeziu dhe do të mbyllet me filmin “Mao ce dun” të regjisorit Besnik Bisha, e që gjatë shtatë mbrëmjeve, pra duke filluar nga data 25 e deri më 31 korrik 2015 do të shfaqen 21 filma të shkurtër dhe tre filma dokumentarë.

Me fillimin e edicionit të parë të Presheva Film Fest tash më do të vendoset një standard i ri në bashkëpunimin kulturor mes komunës së Preshevës dhe asaj të Bujanocit, pasi qp ppr herë të parë ndodh që një festival të realizohet paralelisht në të dy komunat. Kjo nënkupton se PFF 1 do të zbarkojë edhe në komunën e Bujanocit si rezultat i një mikpritjeje të madhe nga drejtori i shtëpisë kulturës në Bujanoc. Pra nga data 26 e deri më 30 korrik Presheva Film Fest do të shfaq të njejtin program para Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc çdo mbrëmje. Me qëllim të krijimit të një bashkëpunimi edhe mes të rinjëve të këtyre dy komunave PFF do të realizojë pjesët argëtuese (party ) pas shfaqjes së filmave një ditë në Preshevë dhe të nesërmen në Bujanoc duke promovuar kështu DJ e ri nga njëra komunë në tjetrën.

Sa i përket programit të festivalit për edicionin e parë organizatorët e PFF-së premtojnë se dashamirët e artit filmik “filmit shqip” do të kenë mundësi të njihen shumë mirë me punën e regjisorëve shqiptarë dhe njëherit të kënaqen me filmat që do të shfaqen në këtë edicion. Derisa drejtori i festivalit, regjisori Kastriot Saqipi nga Presheva sa i përket planeve për të ardhmen ka deklaruar se do të përkushtohet me tërë kapacitetin dhe fuqinë që posedon që Presheva Film Fest të shndërrohet në një Festival Internacional duke synuar që së paku Lugina e Preshevës për një javë të shndërrohet në vend turistik e që do të vizitohet nga njerëz të kulturës dhe artdashës nga e tërë bota e që do të krijojë një jetë më interesante dhe kreative për rininë e gjithë Luginës.

Për edicionin e parë të Presheva Film Fest momentalisht ky festival ka gjetur përkrahjen e vetme financiare të një institucioni e që është Shtëpia e Kulturës në Bujanoc dhe të disa bizneseve lokale të Preshevës, pa të cilën do të rrezikohej realizimi i festivalit në mënyrën se si është menduar dhe planifikuar. Duke ditur që kanë mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e edicionit të parë ne ftojmë të gjithë të rinjët të paraqiten për vullnetarë të festivalit me çrast secili ta ndihmojë me aq sa ka mundësi organizimin sa më të mirë të festivalit në vendin e tij. Me këtë rast ju prezentojmë edhe programin final për edicionin e parë të Presheva Film Fest.

PreshevaFest2015-1