SHPËRNDAJE

ShtepiaKultures

Jeta kulturore në njërën ndër komunën më të pazhvilluar në jug të Serbisë është e lidhur pothuaj se tërësisht me ngjarjet në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”.

Ngjarjet më të rëndësishme në Preshevë plot e 13 vite është festivali i komedisës shqiptare “Ditët e komedisë shqiptare”.

Ky festival paraqet performancën më të mirë vjetore në fushën e trupave teatrore të komedisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Presheva.

Ky festival zakonisht zgjat gjashtë deri tetë ditë duke i faleminderuar programit aktraktiv dhe çmimet e biletave tërheq një audiencë të madhe.

Në Preshevë ka aktorë profesionistë, por iniciativa për ta krijuar një teatër të qytetit ka ngecur.

Naser Nuredini, drejtor në shtëpinë e kulturës në Preshevë thotë se Presheva ditët e fundit identifikohet me këtë festival prestigjioz, por si organizatorë, gjithmonë përballem me problemin e sigurimit të mjeteve për këtë manifestim.

FestivaliKomedia2015

“Problemi i parë është akomodimi i mysafirëve, pasi Presheva nuk ka hotel. Me ndihmën e buxhetit të komunës, fondet tona si dhe ato që i sigurojmë me konkurs në ministrinë e Kulturës për pakica, arrijmë ta mbajnë “Ditët e komedisë shqiptare” thotë drejtori Nuredini.

Festivali tjetër i rëndësishëm është ai këngës për fëmijë “Gëzimi ynë”, në të cilën marrin pjesë nxënës të shkollave fillore nga Presheva, Bujanoci, Kumanova dhe Gjilani.

Pjesmarrësit e rinj në këtë festival këndojnë drejtpërdrejtë, ndërsa zgjidhen nëpërmjet audicionit e përbërë nga juria prej profesorë dhe arsimtarë të kulturës muzikore.

Mbahen dy gjysmëfinale dhe nata finale dhe pjesmarrësit marrin tetë çmime.

“Për festivalin Gëzimi ynë i cili mbahet këtë vit si jubilar për të 10-tën herë, ka interesim të madh të pjesmarrësve nga këto komuna, kështu që po rishikohet zgjerimi i listës së pjesmarrësve. 6 vitet e fundit ky festival transmetohet drejtpërdrejtë nga TVP, kështu që kemi një material të rëndësishëm arkivi” ka thënë Nuredini.

GezimiYne

Shtëpia e kulturës organizon edhe konkursin ndërkombëtarë të fotografisë. Ky manifestim organizohet nga Edon Agushi, ku shtëpia e kulturës jep ndihmë profesionale.

Ky dhe aktivitete tjera financohet nga buxheti i komunës së Preshevës, e cila për kulturë ndan 2.3 milionë dinarë për vitin e kaluar.

“Ministria e kulturës me rregull na ndihmon, por fondet janë modeste, duke marrë parasysh që shuma për të gjitha projektet për pakicat nacionale të i siguron minsitria e Kulturës është 500.000 dinarë” thotë ai.

PreFoto2015

Kjo e bën të qartë gjendjen në këtë komunë të cilës i mungojnë projektet kulturore multietnike.

“Kjo me të vërtetë është kështu, përveç “javës ndërkombëtare të filmit”, nuk kemi pasë përmbajtje të tlla dhe vet fakti se ato nga mungojnë.

“Këti nuk është problem bashkëpunimi apo mungesa e vullnetit të mirë, por fakti që qeveria për projekte të tilla nuk ka interesim” ka sqaruar drejtori i shtëpisë së kulturës Naser Nuredini. /presheva.com/