SHPËRNDAJE

Shtëpia e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë organizon prej datës 10 deri me 15 Nëntor edicionin e 11 të festivalit “Ditët e komedisë shqiptare Presheva 2014 ” 

Këtë edicion e hap shfaqja “Emigrantët”, Teksti Slawomir Morzhek  me regji të Afeida Borici Mehmeti.

Më pas me datë 11 nëntor festivali vazhdon me shfaqen “Për pushtet jap …2 “, teksti dhe regjia Burhan Amiti 

Me datë 12 nëntor Teatri i Kumanovës Drama Shqipe prezantohet me “Mbledhje në parlament “, teksti Ray Cooney ndërsa regjia Sulejman Rushiti.

Me datë 13 Nëntor, në festivalin e Preshevës do të shfaqet Teatri Dodona me ” Trangullat “, teksti Jahi Jahiu dhe regjia Agim Selimi.

Data 14 nëntor është e rezervuar për teatrin “Metropol” nga Tirana dhe shfaqjen “Ata hyjnë pa trokitur” regjia dhe teksti Armand Bora.

dhe nata finale me datë 15 Nëntor Teatri ” “Migjeni” Shkoder me shfaqjen “Rëndesia e të qenit i ndershëm” Të gjitha shfaqjet fillojn nga ora 19: 30 

Festivali ka karakter garues dhe presheva.com si çdo vit, do të përcjell çdo natë shfaqjet si sponzor medial. /presheva.com/