SHPËRNDAJE

Refugjat
Qeveria serbe po ndërton planin për të vendosur dhe akomoduar rreth 6000 refugjatë nga lindja e mesme, ndërsa lista e qyteteve është 15 deri 18, dhe ndër to gjendet edhe Presheva.

Siç mësohet, bëhet fjalë për qendra në të cilën do të vendosen dhe akomodohen ata që gjatë ikjes nga shtetet ku ka luftë, mbeten në Serbi.

“Deri tani nuk dihet se cili prej qyteteve do të jetë, po me siguri do të jetë Aleksinci, Tutini, Subotica, gjithashtu qendrat në Krrnjaçë dhe Preshevë” thuhet në mediet serbe, transmeton presheva.com.

Bëhet fjalë për një punë shumë të ndjeshme, posaçërisht kur merret fakti se vetqeverisjet lokale nuk janë të pregaditura për akomodimin e një numri të madh të refugjatëve. /presheva.com/