SHPËRNDAJE

facebook-shatter

Facebooku rrjeti social më i popullarizuar në të gjithë botën, padyshim që përdoret shumë edhe në vendin tonë. Por se sa e kemi të siguruar llogarinë tonë shumë pak na intereson, Përdoruesit nga vendi ynë e kanë sigurinë shumë më të dobët në krahasim me përdoruesit e vendeve tjera, nuk është se Facebooku vendeve tjera i ka ofruar më shumë siguri, por problemi qëndron krejtësisht në një webfaqe tjetër!

Kur keni aplikuar për tu bërë pjesë e rrjetit social Facebook, ju e keni pasur të pa tjetërsueshme të jepni një e-mail addrese aktive. Me leximin e kushteve të Facebook thuhet se e-maili që keni dhënë ju shërben për ta verifikuar profilin tuaj por nga i njejti e-mail mundeni ta ndërroni fjalëkalimin tuaj lehtësisht në rast se e keni harruar atë.

Pra, ju e keni nje e-mail të lidhur me llogarinë tuaj të Facebook. Por kur herën e fundit jeni kycur në e-mailin tuaj?!
Në vendin tonë e-mail addresat përdoren shumë pak, në përjashtim të disa bizneseve dhe njerëzve të punësuar në to që përdorin e-mailat zyrtarë.
Nëse koha që keni qenë jo-aktiv në e-mailin tuaj është më shumë se 6 muaj, ju e keni humbur atë e-mail adresë! Kompania Microsoft ka vendosur që përdoruesit e vet që nuk janë aktiv më shumë se 6 muaj automatikisht llogaria do të fshihet. Problemi është që e njëjta llogari mund të ri-regjistrohet edhe nga dikush tjeter. Pasi të ri-regjistrohet llogaria në Microsoft lehtësisht fjalëkalimi i juaj i Facebook-ut mund të nderrohet nga dikush tjetër me procedura shumë të thjeshta për arsye se Facebook e njeh llogarinë tuaj me të njëjtin e-mail.

Nëse nuk e keni kuptuar, ne ju tregojmë se nuk duhet në ketë rast ndonje profesionalizëm për ta ”vjedhur” një llogari të Facebook dhe kjo është arsyeja që duhet ta merni seriozisht këtë këshillë.

Prandaj ju sugjerojme të verifikoni nëse llogaria juaj është ende aktive, nëse keni e-mail: @live.com , @hotmail.com , @outlook.com ju duhet të kyceni nëpërmjet www.hotmail.com , nëse keni @gmail.com kycuni përmes www.mail.google.com .

Në qoftë se kur provoni të kyceni ju shfaqet teksti ” This Microsoft account does not exist. Enter a different account, or request a new. ” që në Shqip përkthehet ”Kjo llogari e Microsoft nuk ekziston. Shëno një tjetër, ose kërko një të ri.”, atëherë sa më shpejtë provoni ta regjistroni llogarinë që keni pasur përsëri, para se të regjistrohet nga dikush tjetër.

existtttt

Këshillë nga Musa Bajrami/presheva.com