SHPËRNDAJE

Preshevari me shtetësi belge E.M. (29) nga Presheva, humbi jetën në një aksident me makinë në fshatin Karadnik, komuna e Bujanocit të mërkurën 45 minuta pas mesnate.

Siç raporton policia, transmeton presheva.com, një i ri po ngiste një BMW, me targa VR, duke lëvizur nga drejtimi i Davidovcit për në Karadnik.

Në rrugën për në Karadnik, automjeti doli nga rruga, u rrokullis disa herë dhe i riu mbeti i vdekur në vend.

Siç mësohet, prindërit e të riut janë nga Presheva, ndërsa ai ka lindur në Belgjikë.

Hetimi u krye nga Prokurorit Publik Vranjë – departamenti në Bujanoc, si dhe oficerët e policisë së trafikut dhe mjeku. /presheva.com/