SHPËRNDAJE

Bashkatdhetari nga Rainca i cili deshi të jetë anonim i ka dhuruar 23 mijë euro shoqatës së prindërve , rinisë dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara në Preshevë . Këto të holla i  ka pranuar shoqata e cila e ka falënderuar përzemërsisht pensionistin  nga Rainca me inicialet N.Z , i cili për këtë vepër humane deshi të mbetet anonim , e që i ka befasuar këtë shoqatë pasi për herë të parë ndodh që një shumë të tillë ti ndahen një shoqate e cila trajton fëmijët me aftësi të kufizuara.
Nuk e bëri për emër, e bëri për allahun dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, e bile as nuk deshi të ekspozohet para medieve.

Bashkatdhetari, tashmë pensionist nga fshati Raincë me inicialet N.Z i ka ndarë 23 mijë euro shoqatës së prindërve, rinisë dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara në Preshevë. Kjo vepër humane ndodhë për herë të parë dhe rrallë mund të gjesh të tillë që një shumë prej kaq parash ti ndajë ne heshtje për këtë shoqatë.

Ndërkaq në falënderimin i cili ka arrit në redaksinë tonë nga shoqatës së prindërve, rinisë dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara në Preshevë thuhet se ata e falënderojnë përzemërsisht bashkatdhetarin nga Rainca, për humanitetin e tij shumë të madh që bëri për këtë kategori  të fëmijëve.

“Zoti e shpërbleftë me gjithë të mirat që ky humanistë nuk deshi të që tia përmendin emrin dhe mbiemrin e plotë , kështu që e respektojmë , përndryshe ai është pensionist  i përkohshëm në shtetin e Zvicrës” thuhet një letrën falënderuese të dërguar nga kryetari i kësaj shoqate Isuf Sadriu.

Me tej në këtë ketër thuhet se humanisti nga Rainca ndau për këta fëmijë 23 mijë euro , një shumë që se kemi imagjinua që një person  ti jap këtë shumë patash , zoti e shpërbleftë me gjitha të mirat dhe respekt përfundon letra falënderuese e shoqatës së prindërve , rinisë dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara në Preshevë.