SHPËRNDAJE

Lajmin për pranimin e preshevarit Geldon Sherifi në programin prestigjioz “Craig Lunte Fellowship” të Univerzitetit Kansas në Amerikë, e ka publikuar Univerziteti Dublin City ku Geldon Sherifi është duke studiuar shkencat farmaceutike në vitin e dytë. 19 vjeçari preshevar do të punojë në kërkime shkencore në laboratorin e profesoreshës Sue Lunte, e cila është listuar në mes 100 shkencëtarëve më të mirë në botë në kimi analitike. Sukesi i Geldon Sherifit ka bërë krenar jo vetëm gjithë Luginën e Preshevës por edhe Universitetin e Dublinit ku ai studion, me çˋrast këshilli për informim pranë këtij univerziteti ka publikuar lajmin në rrjetin social në Twitter.

Prindi i Geldonit, Fatmir Sherifi (Liça) ka thënë për presheva.com, se ndihet krenarë për të arriturat e djalit tij, ndërsa ëndrra e tij është që Geldoni me një arsimim cilësor në Irlandë dhe Amerikë të kthehet në Luginën e Preshevës për të dhënë kontributin e tij në këtë sferë shkencore.

Geldon Sherifi është duke ndjekur vitin e dytë në studimet e shkencave farmacetutike në Universitetin e Dublinit të Irlandës (Dublin City University DCU), ndërsa profesoresha Sue Lunte nga Universitetit i Kansasit (SHBA) ka një përvojë 35 vjeçare në shkencat e kimisë farmaceutike dhe është e specializuar në Kimi bioanalitike, kromotografi likuide, neurokimi, mikrodializë etj. /presheva.com/