SHPËRNDAJE

Edhe një Preshevar behët pjesë e Ekipit
VOO Liège – Belgjike.

Ekipi VOO Liège Basket është e lumtur të njoftojë ardhjen e një rekrutimi të ri!

Basketbollisti, Leonit Veliu, i lindur me 2 tetor 2001 në Belgjike, nga Presheva, pas shumë vitesh pregaditje ne Belgjik dhe në Amerike me trajner shumë profesional në vitin 2018-2019 luante per ekipin Golden Eagle Yllit nga superliga e Kosoves transferohet ne VOO Liege.

Vlen të ceket se Leonit Veliu është i gjatë 1.93 cm dhe djaloshi Preshevar luan ne poziten e fundorit. Kjo shpresë e re (19 vjeç për 1.93m) mund të përparojë në dy pozicione në krah dhe ka kombësi të dyfishtë belge dhe kosovare.

Në një bisedë me presheva.com, ai tregon se në muajt e fundit, ka luajtur në një akademi sportive të vendosur në Florida, në Shtetet e Bashkuara.
Verën e kaluar, ai ishte pjesë e skuadrës U19 në Kosovë në kampionatin evropian ku shënoi 5.9 pikë, 1.8 kërcime dhe 0.8 asistime. (Presheva.com)