SHPËRNDAJE

Pas kalimit në fazën testuese, Oltion Bilalli ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e ligës së parë turke Balikesirspor.

Sulmuesi 18 vjeçar nga Presheva ka arritur që të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve turke por në fund ka vendosur që t’i bashkohet ekipit të ligës së parë Balikesirspor.

Ai karierën e kishte filluar për ekipin e Besëlidhjes nga Prishtina, më pas edhe për KF Gjilanin.

Oltioni ka qenë edhe pjesë e ekipeve zinxhir të përfaqësueses së Kosovës./presheva.com/