SHPËRNDAJE

Atëher kur sukseset të bëjnë të ndjehesh krenare me Kombin, vendlinjden dhe familjen!

Dafina Veliu vajza që po na shfaq vlerat e vërteta arsimdashëse të Shqiptarëve në Amerikë.
Vajza nga Presheva e cila me këmbënguljen e saj dhe përkrahjen e Prindërve po na bën krenar të gjithëve përtej Atlantikut!
Dafina është një vajzë që vjen nga një familje e madhe nga Presheva është vajza e Profesorit te Edukatës Fizike z.Nagip Veliu. Si shumë familje tjera Shqipëtare edhe familjen e Nagipit fati i keq dhe mungesa e perspektivës ne Vendlindje e detyroi të emirgonte në Amerikën e largët në shtetin e Teksasit.

Fati i tijë i mirë ishte se ai arriti të inkuadrohej shpejt në jetën e atij vendi ku përveç inkuadrimit në jetën profesionale arriti të krijoj dhe Biznesin e tj privat në fushën e Gastronomisë, ku për gati se 20 vite vepron së bashku me familjarët e tij! Duke i ditur vlerat e arsimit të lartë ai bëri çmos që fëmijët e tij ti qasen me përkushtim shkollimit të lartë.

Është pikërisht Dafina ajo që e ka kuptuar në thelb dëshirën e prindërve për shkollim dhe ajo po ia shpërblen në menyrë më te mira sakrificën atyre. Dafina është një vajzë e cila ka studiuar në Midwestern State University të Teksasit.

Ajo sapo ka përfunduar studimet ka filluar punën në shkollë si mesimdhënse e Algjebrës pranë Brewer High School (Fort Worth, Texas) dhe nga aty ajo po tregohet një vajzë e suksesëshme Shqiptare me prejardhje na Presheva!

Dafinës me datën 31. maj 2018 i’u  dha çmimi “Rookie Teacher of the year” nga një juri profesioniste e cila e ka vlerësuar ate si Edukatore që ka sjell ndryshime në sistemin eduktivo-arsimor duke rritur kuptueshmërinë dhe koncentrimin tek nxënësit e saj. Deri tek ky vendim ata kanë ardhur përmes rezultateve të cilët kanë arritur nxënësit e saj në lendën e Matematikës ne degën e Algjebrës.

Duke pas parasysh kohen që punon Dafina ky çmim i ka dhene asaj kurajo të madhe për vazhdimin e angazhimit të saj në këte profesion.
Ajo gjithashtu tregon edhe për vështersitë që ka kaluar deri tek arritja e ketyre rezultateve dhe gjithashtu edhe për ndjenjën e kënaqesise dhe shtysës që i ka dhëne ky çmim.

Dafina i është përgjigjur edhe disa pytjeve të redaksise së Presheva.com

Si quhet çmimi?

Çmimi quhet “Rookie Teacher of the year”.

Për çfar motivation jepet ky çmim?

Ky çmim jepet për msueset e reja me 1-2 vjet përvoj punë që arritin suksese te mëdha.

Sa ka vlerë ky çmim per ty?

Ky çmim ka shumë vlerë për mua sepse kam pasur shum vështirsi semestrin e parë ne 2016-2017. Si mësuse e re nuk kom pas plane dhe programe të planifikume. Nuk më ka pelqy stili i vjeter qysh jon librat dhe kom punu 10-12 orë në dite plus vikendeve për ti bërë planprogramet më interesante ( aktiviteta te lira/loja/projekte ) me ja bo matematiken me interesant nxënësave.

Sa jeni e knaqur dhe e vleresuar me kete çmim?

Jam tepër e knaqur duke e patur parasysh dhe konkurencën e madhe brenda grupeve shumë herë ksm pasur frik që nuk do të arrijë suksesin. Vitin shkollor 2016-2017 (viti i parë në punë për mua) në testin STAAR (State of Texas Assessments of Academic Readiness- test shtetror për lënden e Algjebres që jipet në fund të vitit) mbi  70% e nxansave te mi kanë kaluar testin. Në vitin 2017-2018, mbi 80% e nxansave te mi e kan pas sukses ne test. Kurse si shkoll kena pas 69% sukses.

Ju faleminderit Dafina dhe suksese në vazhdim të karieres Tuaj!
/presheva.com/