SHPËRNDAJE

Me dyshimin për kryerjen e krimit të dhunës në familje, është arrestuar njëzet e shtatë vjeçari A.B. nga Presheva.

Dyshohet se, pas një diskutimi të shkurtër, ai sulmoi fizikisht babanë e tij duke e shty atë pas së cilës ai kishte rënë dhe pësuar lëndime të lehta, raporton Jugmedia, përcjell presheva.com.

Ai më pas, dyshohet se A. B. kishte goditur me thikë dy gomat duke i copëtuar gomën në automjetin “Opel Astra”, në pronësi të babait të tij.

Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, i dyshuari ishte urdhëruar të ndalohej deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në prokurori me një kallëzim penal./presheva.com/