SHPËRNDAJE

U pa që Vuçiq nuk kishte interesim të vizitojë Shqiptarët e Luginës së Preshevës sepse rezultatet e tija që ka bërë për shqiptarët janë baraz me zerro, ka thënë kështu në deklaratën për portalin preshevacom kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Vuçiqi vizitoi lokacionet në Bujanoc aty ku kishin investuar bashkarisht me kryetarin e komunës, Shaip Kamberi tha ndër të tjera Arifi.

Sipas tijë Shaip Kamberi dhe PVD që qeverisin Bujanocin kanë bashkëpunim të thelllë me serbët ku shihen qartë investimet e shumta që janë realizuar gjatë vitit 2018 në zonat ku jetojnë serbët.

Shqiprim Arifi në deklaratën për media ka potencuar se mos ardhja e tijë në Preshevë është shumë normale sepse nuk ka kurrfarë arsye të vie në komunën tonë. Preshevën me kënaqesi e ka vizituar Vuçiq kur qeveriste Ragmi Mustafa i cili i dha edhe mirënjohje personit që më së paku bëri për këtë komunë. Ndërsa tani me qeverisjen e re në Preshevë ai e din se ndryshe do të kalonte ka thënë Arifi./presheva.com/