SHPËRNDAJE

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, do të realizojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Ilir Meta.

Siç bën të ditur kabineti i presidentit malazez, gjatë qëndrimit në Tiranë, Vujanoviq do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, dhe me kryeministrin Edi Rama.

“Kjo vizitë e presidentit Vujanoviq është në funksion të afirmimit të marrëdhënieve të mira për bashkëpunim në të gjitha fushat, si dhe vendosjes së marrëdhënieve akoma më të thella ekonomike”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Presidenca e Shqipërisë, në një njoftim ka bërë të ditur se pas takimit Meta-Vujanoviq, dy homologët do të mbajnë një konferencë për mediat. /presheva.com/