SHPËRNDAJE
Presidenti i Mercedes, Toto Wolf, tha se skenari pa një marrëveshje mbi Brexitin do të ishte fatale për ekipet britanike që konkurrojnë në Formula 1. Wolf tha se nëse Mbretëria e Bashkuar largohet nga BE-ja pa një marrëveshje, të gjitha ekipet që vijnë nga vendet e BE-së do të kenë një përparësi të madhe, duke përfshirë Ferrarin dhe Alfa Romeon. Tetë nga dhjetë ekipet e karvanit të F1 janë të bazuara në Angli dhe duke e lënë Bashkimin Evropian pa një marrëveshje të negociuar, do të kishte ndikim të madh negativ në vetë garën, por edhe në zhvillimin e makinës.
Toto shtoi se skuderia gjermane tashmë po shqyrton mundësitë e ndryshme në lidhje me pajisjet e saja, por gjithashtu edhe punonjësit dhe se deri më 29 mars do të merr disa vendime të rëndësishme. “Ne kemi shumë probleme të paparashikuara, të tilla si ruajtja e pjesëve dhe transportimit të tyre, si dhe transportimi i njerëzve”, tha Toto Wolf. Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet rreth Formula 1 “Kjo mund të krijojë një dhimbje koke më shumë, sepse të gjitha ekipet janë të bazuara në Angli, në përjashtim të Ferrarit që është në Itali dhe Sauberit (Alfa Romeo), që është në Zvicër. Ne ndjekim lajmet. Nëse arrihet një marrëveshjeje apo jo, ne duhet të jemi të gatshëm dhe me siguri jeta vazhdon”, shtoi ai. Ndryshe, Theresa May, kryeminstrja britanike ka negociuar një marrëveshje me BE-në, por që dy herë po refuzohet nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.