SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka shtruar një darkë për nder të miqve të Kosovës, ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

“Një dolli për miqtë e mëdhenj të popullit tonë, miqtë e Republikës së Kosovës, për presidentin Clinton, sekretaren Albright dhe miqtë tjerë në këtë darkë të përbashkët. Qofshi përjetë të bekuar!” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kujtojmë se presidenti Thaçi sot ka dekoruar ish-presidentin Clinton me medaljen “Urdhri i Lirisë”.