SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot të takojë Ekipin Negociator, të cilët ditëve të fundit kanë kërkuar t’i kenë në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare që ndërlidhen me procesin e deritanishëm negociator të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Siç edhe ka paralajmëruar javën që shkoi, Thaçi pritet që sot të informojë në mënyrë të shkruar ekipin negociator për periudhën e deri tanishme të bisedimeve.

Megjithatë, ai u ka bërë të qartë bashkëkryesuesve se deri më tani nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar apo draft-marrëveshje e përgatitur nga BE-ja.

“Unë në vazhdimësi i kam informuar të dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator për të gjitha temat që janë diskutuar deri më tani në Bruksel, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, ua kam bërë të qartë se deri më tani nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar apo draft-marrëveshje e përgatitur nga BE-ja. Kjo është e natyrshme, sepse ne jemi në fazën fillestare të negociatave për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse. Përkundër kësaj, sapo ta mbaroj pushimin, të hënën do të takojë Ekipin Negociator dhe do ua japë edhe në formë të shkruar informacionet e përgjithshme për periudhën e deritashme të bisedimeve. Në këtë proces historik, ne do të punojmë së bashku dhe në koordinim me njëri-tjetrin”, ka thënë presidenti Thaçi”, pati deklaruar Thaçi.

Ndryshe, Ekipi Negociator patën kërkuar që këto dokumentacione t’i kenë të premten e kaluar, por për shkak se presidenti ishte me pushime, ai ka shtyer takimin për ditën e sotme.