SHPËRNDAJE

Me ftesë të presidentit shqiptar Ilir Meta, të enjten në Tiranë do të qëndrojë presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Janë planifikuar takime me nikoqirin Meta, kryeministrin Edi Rama, me të cilët pati takim edhe në margjinat e Samitit të NATO-s, si edhe me spikerin e Parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi.

Është paraparë që Grabar-Kitaroviq të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Parlamentin shqiptar. Sipas mediave vizita e Grabar-Kitaroviq është konfirmim i marrëdhënieve të mira midis të dyja vendeve dhe mbështetjen e “mikut të madh kroat” për Shqipërinë.