|
Press
"Na mungon klasa politike, na mungon shembulli i ndėshkimit"
Modernizimin sintetik tė demokracisė nė Shqipėri nuk e bėn populli,
por klasa politike e tij.
Populli me fuqinė e tij tė jep votėn, tė jep pushtetin politik dhe
kjo klasė duhet tė end demokracinė sipas modeleve mė tė mira
europiane e mė tej. Problemi ēalon pikėrisht tek politikani shqiptar,
tek nėpunėsi, tek diplomati e mė tej.
Ne na mungon klasa e vėrtetė politike.
Ėshtė e vėrtetė qė partitė politike nė Shqipėri (dhe jo pak) janė
regjistruar nė gjykatė si tė tilla, por asnjėra prej tyre nuk ėshtė
nė nivelin e pėrmbushjes sė detyrės madhore pėrballė popullit. Tė
shėmbėllejnė ndonjėherė si disa organizata kriminale.
Kur janė reformuar partitė?! Kur janė distancuar ato nga krimi dhe
korrupsioni? Pse kėta elementė nuk jetojnė mes popullit?! Po populli
kėta nuk i njeh?! Sigurisht, por janė tė lodhur dhe thotė: "Derrat
njė turi kanė!".
Pra, reformimi nė tėrėsi i sistemit fillon nga ky ndryshku politik.
Largimi ose pėrjashtimi i tė gjithė elementeve tė korruptuar
kriminal qė shpeshherė sponsorizojnė kėto parti pėr tė ardhur nė
pushtet. Flet historia njėzetvjeēare.
Asnjė parti, nė bazė tė fakteve dhe provave nuk ka demaskuar njė
politikan tė vetin. Jo pėr hakmarrje, por si tė padenjė pėr sistemin
demokratik dhe shtetin. Kjo nuk ėshtė luftė klasash, por mbrojtja e
institucioneve. Nė tė kundėrt partitė janė bėrė strehė e
korrupsionit dhe krimit.
Tė fillojė ky operacion real, sepse ka ndodhur qė janė formuar parti
tė reja (kupto edhe LSI) pėr tė forcuar terrenin e tyre ekonomik e
mafioz nė kurriz tė demokracisė shqiptare. Dhjetėra parti tė vogla
fantazma pėr tė mbajtur gjallė celula korrupsioni dhe bėrė aleanca
majtas a djathtas, sipas pazareve tė fshehta korruptive. Nėse
vazhdohet kėshtu, ky brez qė po rritet mė shumė do ta shtjerė
mallkimin mbi moralin tonė.
Gazeta Shekulli
|
|